Në një postim në Facebook, artistja shkodrane Rita Ndoci, e cila jeton prej vitesh në emigracion ka shpërndarë qëndrimin e kësaj të fundit pas shembjes së dhunshme të një prej godinave historike të Tiranës, Teatrin Kombëtar.
“Kultura nuk është luks qe blihet apo shitet. Ajo është baza shpirtërore e cila na siguron aftësinë e brendshme për të mbijetuar” me këtë shprehje të Richard Weizsäcker ka nisur statusin e saj Juli Ndoci e cila ka bërë paralelizëm mes regjimit monist dhe aksionit të fundit të qeverisë së Edi Ramës.
“Prononcimi i motres teme Juli Ndoci. Juli nuk ka as Facebook e as Instagram, ndaj po e shperndaj me Ju. Kete shprehje e ka thene Richard Weizsäcker 1990! Kultura nuk eshte luks qe blihet apo shitet. Ajo eshte baza shpirterore e cila na siguron aftesin e brendshme per te mbijetuar!
Shembja e teatrit Kombëtar nuk eshte shembje materiale por shembje shpirterore e Artit shqiptar! Me te u shemb nje histori e tere! U ba si dikur “ne emer te popullit” nderkohe qe populli ne 4 te mengjesit flinte, bile edhe nuk kishte te drejte qarkullimi!
“Nuk e ndal kush Tiranën”
thot ai, qe duhet me ja levdu nanen!
Krahason nje histori arti
me rruge, supermerkata,
hymje pallati! Kur u vendos ligjerisht shembja dua ta di? E pse opozita u mor me hedhje „ shasmesh“ (quhen ne shkodranshe qyrrat e thata qe largohen nga hunda me ndihmen te gishtave) e nuk e njiftoj popullin? Apo nuk u vendos ligjerisht e po i bi ne qafe opozites pa hak as hile!!!!
Nese eshte keshtu duhen marre masa ligjore!
E di qe s’di asgje! Po a e di ai me emrin dituri se ne fakt shkel te drejtat e njeriut? Ne kete rast rrenon bazen shpirterore te artit qe percolli ky teater ne regjime te ndryshme! Sa keq!/lajmifundit