Ja kush janë 3 prokurorët e rinj që i bashkohen SPAK-ut

Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi janë tre prokurorët që KLP ka përzgjedhur për SPAK.

Kështu, skualifikohet Dorina Bejko.

Tre prokurorët e rinj të SPAK betohen në datën 21 maj para Presidentit Meta.

Gjithashtu është zbardhur edhe pikëzimin për secilin për kandidatët që janë si më poshtë: Sotir Kllapi 174 pikë, Dritan Prenci 171 pikë, Vladimir Mara 168 pikë, Dorina Bejko 158 pikë.

Dritan Prençi dhe Vladimir Mara njihen si dy prokurorë që kanë drejtuar disa nga dosjet më të rëndësishme të zyrtarëve dhe të luftës kundër krimit të organizuar.

Fillimisht të dy prokurorët ishin komanduar në SPAK, dhe pas betimit te presidenti Meta, ata do të kenë mandat të plotë.

Loading...