Moti i keq në Itali, raportohet për persona të zhdukur

Moti i keq në Itali ka shënuar dhe viktimat e para, ku mediat vendase raportojnë për 7 persona të vdekur dhe 1 rezulton i zhdukur. Ndërkohë që paralajmërimet nuk janë aspak të mira.

Prej ditësh Italia po kalon në një mot ekstrem, i cili ka shkaktuar probleme thuajse në të gjithë vendin, shira të rrëmbyeshëm kanë rënë pa ndërprerje prej 3 ditësh, duke detyruar autoritetet e vendit të marrin masa. Shkollat janë mbyllur dhe deri më sot nuk ka asnjë njoftim se kur do të rifillojnë.

Kudo sheh pemë të thyera nga era e fuqishme, e cila ka mbërritur deri në 100 km/h, rrugët janë të mbuluara në ujë dhe sipas Mbrojtjes Civile, kulmi i furisë së motit është regjistruar pasditen e djeshme.

Loading...