‘Këta që po e mbrojnë sot, apo u munduan ta mbrojnë,këta kanë pasur projekt që ta prishin teatrin’

Kryeministri Edi Rama tha se ata që po e mbrojnë sot teatrin dhe vunë dhe vijën e zjarrit kanë pasur projekt ta prishnin duke treguar se kur drejtonte bashkinë e Tiranës kishte marrë një propozim.

Më tej Rama tha se çështja e Teatrit duhet të mbarojë dhe të vijojë procesi politik për reformën zgjedhore.

“Këta që po e mbrojnë sot, apo u munduan ta mbrojnë, vunë dhe vijën e zjarrit.

këta kanë pasur projekt që ta prishin teatrin. Kanë nisur një investim 6 mln euro për një teatër të ri tek piramida, me një projekt absurd. I vetmi rezultat ishin disa shkallare. Ata që do bënin investimin shqepën mermerin që e vunë nëpër banjo ose nëpër varre.

Në atë kohë më ka ardhur në zyrë një investitor pran km të kohës me një grup gjerman investitorësh dhe më kanë prezantuar projektin ‘plaza shoping’ ku në truallin e teatrit planifikohej një qendër tregtare. projekt i bukur ishte por i kam thënë nuk bëhet.

Këtu do prishet teatri i vjetër dhe do bëhet teatri i ri. Këta janë të lënduar aq fort sa mendojnë që procesi politik për reformën zgjedhore nuk duhet të vazhdojë. Unë mendoj se kjo çështje duhet të mbarojë dhe të vijojë procesi politik”, deklaroi Rama.

Loading...