Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ shpreh habi mbi vëmendjen që i kushtohet ambasadës Amerikane.
Ai thekson se Bashkimi Europian ia ka thënë troç Shqipërisë, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Mes të tjerash, ish-ministri pohon se Ambasadës Amerikane, druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet.
REAGIMI I MANJANIT
Sinqerisht nuk e kuptoj këtë super vëmendjen mediatike se “çfarë po thotë ambasada amerikane”?!
Duam të negociojmë me Europën dhe presim ça do thotë Amerika?! Në cilën bythë rri kjo logjikë kjo?! BE po na thotë troç, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Këto ditë madje jemi larguar edhe më shumë.
Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!
Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi. Për ta arritur këtë objektiv nuk do marrim leksione nga ambasada e një vendi jo Europian. Aq më tepër kur kësaj ambasade druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet! Apo kur sundimi i një njeriu i duket Rule of Laë!!!! 🤮🤮
Është kaq e thjeshtë.