Çiljeta: ‘Nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj.I bëj thirrje të rinjve që të falen’

Çiljeta ishte e ftuar dje në “Ftesë në 5”, ku foli më shumë për përkushtimin e saj ndaj islamit dhe të mirat e Natës së Kadrit.

Çiljeta i bëri thirrje të rinjve që të falen, me aq sa dinë.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, ka të bëj njeti, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një Bismilah.

Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj Zoti nga çdo gjë e keqe.

Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e Zotit, jemi kalimtar, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta.

Loading...