Këngëtarja Aurela Gaçe ka pësuar një aksident me makinë.
Në një postim në Instagram, këngëtarja shkruan se është përplasur me trotuarin teksa po parkonte mjetin e saj, pasi sensori nuk i kishte funksionuar.
Me humor, Aurela shton se ka qenë trotuari ai që e ka goditur.
“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjëshëm nuk kam parë. Po ecja ngadaleeeee ngadaleeee ne parkim. Disa cuna benin me shenje,stop stop. Jo une, po prisja te bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj une? Lum shtëpia që më ka“- shkruan Aurela në postimin e saj në Instagram duke e bashkangjitur me foton e makinës.
Ajo që na duhet të nxjerrim si mësim nga e gjithë kjo është se: sensori i makinës jo gjithmonë do na vijë në ndihmë ndaj duhen dëgjuar dhe njerëzit që na thonë të ndalojme.