Lushnja ‘pushtohet’ nga tymi

Paraditen e sotme qyteti i Lushnjës është mbuluar nga një re e zezë tymi. Shkak është bërë djegia e disa gomave makinash në një kanal në lagjen ‘18 Tetori’.

Top Channel mëson se gomat ishin në një grumbull plehrash që sipas informacioneve kishin vite që hidheshin në këtë vend nga banorët e zonës. Ajo që e bënte më të rrezikshme këtë zjarr është dyshimi i pranisë së lëndëve plasëse.

Gjatë djegies pati dhe shpërthime të fishekëve që mund të jenë hedhur gjatë këtyre viteve në atë pikë grumbullimi mbetjesh. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë paraqitur drejtues të rajonit të lagjes 18 Tetori të cilët mbajtën larg banorët për tu mos afruar.

Pas rreth 30 minutash në vatrën e zjarrin mbërritën zjarrfikëset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Policia e Lushnjes nisi hetimet për të gjenduar shkaqet e zjarrit ku nuk përjashtohet mundësia e zjarr vënies së qëllimshme.

Loading...