Operacion antidrogë në Shqipëri, 30 të shoqëruar

Policia ka kryer një operacion kombëtar antidroge në gjithë Shqipërinë dhe deri tani bilanci është 30 të shoqëruar

Sipas burimeve mësohet se hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti dhe se janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës për kultivuesë kanabisi.

Operacioni po zhvillohet edhe në qytete të tjera teksa po bashkëpunohet me prokuroritë e rretheve. Ndërkohë operacioni është në vijim e sipër.

Por ministri i brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi para se pandemia të fillonte një punë të madhe nga Policia për të parandaluar kultivimin e kanabisit në Shqipëri./lajmifundit

Loading...