Budina: Nesër në 11:00 para SPAK për të nxitur hetimet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk tërhiqet.

Pas përfundimit të protestës së sotme, e cila zgjati për 2 orë me radhë, aktivistët vendosën që nesër të jenë para SPAK.

Regjisori Robert Budina bëri me dije se ditën e nesërme aktivistët do të jenë të papranishëm në orën 11:00 para SPAK për të nxitur hetimet rreth shembjes së teatrit, por dhe padive që janë bërë për këtë çështje.

“Nesër në 11:00 para SPAK për të nxitur hetimet. Do të mbledhim firma qytet më qytet për ndërtimin e teatrit të ri”, tha Budina.

Loading...