Ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta për Teatrin Kombëtar të shembur tre ditë më parë, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm me rëndësi për shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi. Rama shkruan se autoritetet greke do rishikojnë të gjitha gjobat për shqiptarët që kanë tejkaluar afatin 90-ditor te qendrimit ne Greqi për shkak të pandemisë. Për ata që nuk do t’iu anulohen gjobat, do të rimbursohen 100% nga qeveria shqiptare.
“🟢 NJË LAJM ME RËNDËSI
Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid-19.
UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË🇦🇱”, shkruan Rama.
“Një lajm me rëndësi nga Greqia”, Rama: Autoritetet greke do rishikojnë të gjitha…
Loading...