Tepelenë/ Operacion antikanabis, 3 persona përfundojnë në pr.anga

Një operacion antikanabis është zhvilluar në orët e fundit në Tepelenë ku janë vënë në pranga tre persona. Operacioni është ndërmarrë nga Komisariati i Policisë së Tepelenës në bashkëpunim me Policinë Vendore të Gjirokastrës, ku janë zbuluar sasi me kanabis gati për t’u mbjellë në fshatin Veliqot dhe Hormove.

Burime bëjnë me dije se janë arrestuar Albion Zhola nga fshati Veliqot, Klerian Gjinushi nga fshati Hormovë, dhe Eugen Xhebra ndërkohë që është shpallur ne kerkim Elidon Zhola dhe Besije Xhebra. Vec kësaj që do të procedohet në gjendje të lire për shkak të moshës është edhe Zyrke Zhola. Në banesat e këtyre personave janë zbuluar sasi kubikësh gati për mbjellje. Policia procedon edhe kryeplakun e fshatit Veliqot Vasil Xhebra. Klerian Gjinushit iu kap në banesë kánabisi ne fshatin Hormove.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve nárkotike. Vihen në pránga 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve nárkotike, kanë bërë të mundur árrestimin e shtetasve A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kánabisi.

Loading...