Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca tha sot se BE vazhdon të jetë donatori më i madh në Shqipëri me 230 milion euro për rimëkëmbje ekonomike.
Soreca shprehet se “BE-ja vazhdon të jetë donatori më i madh në Shqipëri në luftën kundër COVID-19, me më shumë se 230 milion euro për ndihmë të menjëhershme, rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve më të cenueshëm të shoqërisë”.
Ambasadori e cilëson të shkëlqyer bashkëpunimin në terren me autoritetet shqiptare. /Alsat-m
Loading...