Policia italiane ka zhvilluar një mega-operacion antidrogë në Pardenone, duke arrestuar gjithsej 13 persona të kombësive të ndryshme, shqiptare, italiane dhe nigeriane.
Policia në Arma ka zbatuar vendimet e gjykatës në lidhje me 6 persona, që jetonin në provincat e Pordenones, Venecias dhe Padovas. Hetimi kishte në fokus trafikimin e kokainës dhe heroinës nga grup i dyshuar mafioz, përbërë nga italianë, shqiptarë dhe nigerianë, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Hetimi ka nisur në muajin tetor të vitit të shkuar dhe dyshohet se aktiviteti kriminal është zhvilluar kryesisht në provincat e Trevisos dhe Rovigos. Janë kontrolluar tashmë 8 shtetas, të dyshuar të përfshirë në aktivitetin mafioz.
Nga 13 personat e arrestuar në total në operacion, për disa u dha masa e “arrestit me burg”, ndërsa për të tjerët masa më e butë e “arrestit shtëpiak”.