Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës, fusha magnetike e Tokës po dobësohet

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës – fusha magnetike e Tokës po dobësohet.

Ajo është jetike për jetën në planetin tonë, sepse na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara që lëshon dielli.

Ekspertët kanë zbuluar mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut një rajon të madh me intensitet magnetik të zvogëluar, të quajtur “Anomalia e Atlantikut të Jugut” e thonë se qendra me intensitet minimal atje është krijuar në vetëm pesë vjet.

Hulumtuesit janë duke spekuluar se dobësimi mund të jetë shenjë e fakti që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve.

Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ishte 780,000 vjet më parë.

Anomalia po shkakton kaos për satelitët dhe avionët që fluturojnë në këtë zonë, pasi siç thonë mediat e huaja, shumë prej tyre po përjetojnë atje probleme teknike.

Zbulimi është bërë nga një ekip i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili I ka marrë të dhënat nga konstelacioni i saj Swarm, që është një grup satelitësh. Këta satelitë janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe i lejojnë ekspertët që të dallojnë zonat e dobësuara.

ESA e ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013. Misioni përbëhet nga tre satelitë identikë që ofrojnë matje me cilësi të lartë të saj tre rrafshe orbitale të ndryshme.

Loading...