Tronditet futbolli/ Ish-sulmuesi i njohur kryen vetëvrasje në banesën e tij

Futbolli serb por edhe gjithë bota në zi pas lajmit të hidhur pasi ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vdekur në banesën e tij.

Mediat vendase raportojnë se nga hetimet e para dyshohet se Miljan ka vrarë veten.

Gjithashtu raportohet se në apartamentin me qira në qendër të Beogratit, ku jetonte futbollisti, është gjetur një armë.

Ai jetonte së bashku me partneren e tij, e cila ka lajmëruar pòlicinë për ngjarjen e rëndë.

Ish-futbollisti i dha fund jetës në moshën 38-vjeçare. Ndërkohë kujtojmë se Miljan Mrdakoviç ka një CV tepër të pasur për sa i përket karrierës futbollistike, ku është aktivizuar me Anderleht, Gent, Makabi Tel Aviv, etj.

Loading...