Flet djali që ndali rrëmbimin e vajzë së vogël: ‘E ndoqa me vrap deri sa u lodh dhe e kapa. Nëna thërriste dhe…’

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku një fëmijë, vajzë është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Kanë qenë banorë të zonës që kanë arritur ta shpëtojnë.

Xhoniel Qelemeni, banor i kësaj lagjeje ka treguar edhe momentin flagrant se si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e rrëmbyesit.

Ai thotë se e ka ndjekur me vrap autorin deri sa ka marrë vajzën dhe se ajo ishte e trembur.

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën.

I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm.

Në ato momente ka ndaluar policia. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Loading...