Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Vr.itet në rrugë 25-vjecari, autoret djegin makinën dhe zhduken

25-vjeçari Kristjan Breshanaj eshte vrare ne Vlore nderkohe qe autoret e ngjarjes braktisen dhe dogjen automjetin e perdorur ne ngjarje, brenda të cilit kishte dhe një kallashnikov, të cilën mendohet se kanë përdorur autorët.

I riu Kristjan Breshanaj u gjet i vrarë në rrugë, në rrethana ende të paqarta në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”.

Autorët i kanë vënë zjarrin makinës, me armën e krimit brenda, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” në Vlorë.

Nga mjeti nuk ka mbetur asgjë, pasi flakët kanë tretur gjithçka bashke me provat e krimit. Aktualisht policia ka rrethuar zonën në fjalë, ndërsa po heton rreth identifikimit dhe kapjes së autorëve.

Ndaj të riut është qëlluar 5 here me armë zjarri. Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Loading...