Ambasada e SHBA-së uron besimtarët myslimanë: Ditë reflektimi, shëndet dhe gëzime!

Ambasada e SHBA-së uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Tiranë- Ambasada Amerikane në vendin tonë ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Fiter Bajarmin.

Në një postim në Facebook ambasada amerikane i uron besimtarëve shëndet dhe gëzim në familjet e tyre.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruhet në urimin e ambasadës Amerikane.Ky urim i amabasadës amerikane vjen, pasi besimtarët myslimanë festojë sot Fiter Bajramin, pas përmbylljes së muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Loading...