Pipero: Arsyet pse duhet të hapemi dhe përfitimet që do të kemi

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, jep një mesazh të rëndësishëm në ditën e Fiter Bajramit, sa i takon situatës së pazakontë të krijuar nga koronavirusi.

Pipero shkruan në “Facebook” se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga COVID-19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe dikush infektohet, e kalon më lehtë sëmundjen.

“Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura,ndaj kam inkurajuar dhe spjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale”, thekson mjeku.

Loading...