Rama shpjegon pse nuk hapen të shtunat dhe të dielat

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë për qytetarët pse e shtuna dhe e diela kanë qenë me kufizime ndërkohë që fashat orare janë hequr dhe janë zgjeruar në disa zona.

Rama tha se këto dy ditë kanë nivelet më të larta të ekspozimit për qytetarët duke rritur rrezikshmërinë e përhapjes së pandemise.

“Dëgjoj shumë komente dhe komentatorë që më mallkojnë për fashën orare.

Dinamika e kësaj lufte e cila do jetë gjithmonë e më shumë betejë varet nga niveli i ekspozimit ndaj virusit.

Faza dy nisi me lehtësime në zona dhe fasha të ndryshme. Ashtu si tani me fashën e zgjeruar, dita e shtunë dhe e dielë kanë rrezik ekspozimi nëse lejohet qarkullimi i makinave dhe derdhja në rrugë.

Nuk është virusi që del me orare por jemi ne që duhet të mbrohemi që të hapemi me kujdes. Unë e kam ditur dhe iua kam thënë që në fillim se çfarë lufte nervash do ishte kjo.

Nëse dikush e hedh ujin përpjetë duke thënë se kjo ishte kot, e vërteta është se pikërisht se ne bëmë atë që bëmë nuk patëm humbje të mëdha.

Shteti që njihet si vendi me sistemin shëndetësor në SHBA është ende i mbyllur dhe ka numëruar plot 6000 të vdekur. Kjo pasi nuk bëri atë që ndjekësit e kësaj faqje e quajnë komplot që të mos harxhohen lekët për pensione”, tha Rama.

Loading...