Kryeministri Rama jep lajmin e madh: Ja pas cilës datë hapen plazhet për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë në rrjetin e tij në Facebook ku tha ndër të tjera se më 1 qerrshor do të hepen kufijtë tokësor me të gjitha vendet e rajonit, ndërsa për ato ajror, ai theksoi se duhet marrëveshje me vendet përkatëse.

Për plazhet, Rama tha se do të hapen hotelet dhe resortet më 1 qershor, ndërsa për qytetarët pas 10 qershorit.

“Kemi dëgjuar nga akademikët e shkencave në rrjetet sociale, se i jam bashkuar teorisë së Bill Gates për të futur çipa në trup për të kontrolluar mendjet e njerëzve dhe trurin e tyre.

Jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por e dini se duhet të marrim miratim nga vendet e tjera që kemi linja ajrore? Sepse po u hapëm ne, mund të mos hapen vendet e tjera. Faktet janë fakte, dhe fakti se disa nuk duan ti dinë, por kapen pas mirimangave dixhitale, nuk e shikojnë të vërtetën, pavarësisht se ajo është e vërtetë për ata që duan të dfëgjojnë dhe shikojnë. Kemi bërë diçka që dotë shkruhet në historinë e këtij vendi dhe do të mbahet mend si një histori e pa parë ndonjëherë suklsesi. Virusi është prezent dhe rreziku është real. Nga e hëna e ardhshme më 1 qershor do të hapim të gjithë kufijt tokësor me të gjitha vendet fqinje. Por jo plazhet natyrisht, të sharat më janë bërë shëndet. Plazhet do të hapen më 1 qershor vetëm për hotelet dhe pas 10 qerhsorit për të gjithë.”

Loading...