Kjo është masa lehtësuese, por e kufizuar, ku kryeministri Edi Rama.
“Ne kemi vendosur t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet, ndërsa pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh”, u shpreh Rama një ditë më parë.
Por kjo masë e tillë për kreun e Unioni Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa mund të cilësohet absurde dhe e pazbatueshme, nëse nuk qeveria nuk merr edhe dy vendimeve të tjera lehtësuese.
“Nuk ka kuptim që transporti turistik të jetë i bllokuar dhe të jenë në fuqi ligji i karantinës, këto dy masat duhet të hiqen, sepse nuk ka kuptim hapja më 1 qershor”, shprehet Kasa për Ora Neës. Sipas tij duhet të funksionojë korridori rajonal i udhëtimeve, pasi në këtë mënyrë do të kemi edhe thithjen e turistëve.
Edhe pse po kalojmë një krizë, ku sektori i turizmit do të jetë më i prekur, Kasa shprehet se në disa zona të bregdetit shqiptar do të ketë rritje çmimesh, ndërsa në zona të tjera po merren vendime për uljen e çmimeve të paketave për turistët.
“Zona e jugut, Dhërmiu dhe Jala do të jenë zona të shtrenjta, më të shtrenjta se viti i kaluar. Ndërsa Velipoja, Saranda, Durrësi, Golemi do të jenë të lira dhe madje kanë ulje çmimesh. Ka hotele të lira dhe ky vit duke qenë se është në një situatë të vështirë të gjithë këto struktura hoteliere janë të gatshme të ofrojnë ulje në krahasim në zonat e tjera. Kam biseduar dhe ka ofertë deri në 10-15% ulje për turistët që vijnë nga Kosova”, shprehet Kasa.