Nje ambulance u aksidentua sot ne Fier ndersa viktime ka mbetur pacieni i semure qe ndodhej brenda.
Automjeti mjekesor ka humbur drejtimin duke u permbusur frikshem ndersa ne rruge kane mbetur gjurme gjaku.
Njoftimi i policise:
Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Paraprakisht behet me dije se aksidenti ka ndodhur ne momentin kur ambulanca ka qene duke parakaluar nje tjeter automjet.