I morën peng kushëririn, 25-vjeçari plagos të riun

Të paktën katër persona janë arrestuar sot nga policia e Kuçovës. I riu 25-vjeç i identifikuar si F. Brisku, është arrestuar për akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa tre personat e tjerë, Erion Kumria 29 vjeç, A.K 17 vjeç dhe 16-vjeçari Sh.P kanë rënë në prangat e policisë për “Heqjen e lirisë”.

Mësohet se Franko Brisku ka tentuar të vrasë me thikë 29-vjeçarin, E. Kumria, ndërsa dyshohet se konflikti ka qenë një hakmarrje për kushëririn e tij.

Një muaj më parë Erion Kumria së bashku me personat e lartpërmendur kanë rrëmbyer 18-vjeçarin, E.B.

Ndërkohë gazetarja Endea Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri është në gjendje të rëndë në spitalin Nëne Tereza në Tiranë.

(BalkanWeb)

Loading...