Me paratë që kishte fituarnga puna në Gjermani, shqiptari nga Kosova Myshyr Shabani vendosi që të bëjë bamirësi në Pakistan, duke hapur një pus që të furnizoheshin me ujë familjet e varfra.
Por ai nuk ka mundur dot ta shohë të përfunduar aktin e tij të bamirësisë, pasi u infektua nga koronavirusi dhe humbi jetën.
Megjithatë vepra që ai nisi përfundoi, dhe pusi rrjedh ujë të pijshëm, të cilin do ta përdorin mijëra njerëz të varfër në Pakistan.
Për nder të tij banorët atje i kanë vënë pusit emrin Myshyr Shabani.
Loading...