Pasi presidenti Ilir Meta publikoi mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA në lidhje me Reformën në Drejtësi, në studion e Open në Top Channel ka pasur debate mes analistëve.
Në një moment analisti Andi Bushati ka ‘shpërthyer’ duke thënë se ky publikim është një e mirë për publikun pasi sipas tij për presidentin nuk i intereson.
“Kjo është lajm i mirë për gazetarinë por jo për atë që e ka publikuar”- tha Baton Haxhiu.
Në këtë moment ka ndërhyrë Bushati duke thënë se interesi është i madh për publikun. “Për publikun…Nuk do i qajmë hallin Ilir Metës së nuk po na rruhet për të”- tha Bushati.
Loading...