Vlorë/ Protestojnë 50 punonjës të transportit publik: ‘Jemi tre muaj pa punë.Duam pagën e luftës’

Pesëdhjetë punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.

Ata kanë protestuar për pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Punonjësit e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.

Loading...