Detaje te reja jane zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Vareze të Italisë, ku një burrë shqiptar, 46 vjec sulmoi me armë zjarri dhe thikë gruan e tij, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja është zbuluar fillimisht nga 3 pensionistë, të cilët kanë ndërhyrë duke shpëtuar gruan nga duart e të shoqit.
Sipas forcave të policisë, gruaja rreth të 40-tave, mbeti e plagosur fillimisht nga një goditje pistolete në qafë, dhe më pas u qëllua me thikë në krah dhe në gjoks.
Krimi mendohet se ka ndodhur si shkak i një krize xhelozie, ndërsa ishin bashkë në një makinë në Malnate (Vareze).
Loading...