Efektivi i policisë rezulton pozitiv me koronavirus,gjurmohen kontaktet

Një efektiv policie në Tiranë është infektuar me koronavirus.

Të dielën ai së bashku me nënën dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe shenja të tjera të sëmundjes.

Të hënën pasdite u është marrë tamponi dhe kanë rezultuar të tre pozitiv. Nga dje janë futur në karantinë, dhe janë izoluar nga personat e tjerë.

Sot është njoftuar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe pritet një urdhër sesi do të procedohet me personat e kontaktit të efektivit.

Dyshimet e para janë se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij, që punon si shitëse, ndërkohë që pritet të bëhet hetimi i plotë epidemiologjik i rastit.

Burime konfirmojnë lajmin dhe bëjnë të ditur se po gjurmohen të gjithë personat që mund të kenë pasur kontakt me të.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin tonë ka kaluar mbi 1 mijë. 

Gjatë ditës së djeshme u zbuluan 4 raste të reja në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik.

Loading...