Ndërron jetë ‘babai’ i kumarit, zotëronte perandorinë prej 6 miliardë dollarë

Stanley Ho, manjati nga Hong Kongu, që ka meritat për kthimin e Macau-t kryeqytet të kumarit në botë, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

Ai ishte kreu i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave, SJM Holdings, vlera e të cilës llogaritet 6 miliardë Dollarë.

Lindur në Hong Kong, Ho kishte pasur katër gra dhe 17 fëmijë të njohur dhe ishte detyruar të ristrukturojë të gjitha aktivitetet e tij të biznesit pas një beteje të hidhur ligjore që shpërtheu në familje në vitin 2012.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga vajza e tij Pansy.

Miliarderi Ho u konsiderua babai i lojërave të fatit modern në Kinë me një monopol të padiskutueshëm gjatë katër dekadave në kazinotë e Macau.

Loading...