Një nga mediet më të njohura në Spanjë, “Telemundo”, përmes një artikulli fton spanjollët që të vizitojnë Shqipërinë, që e cilëson “xhevahirin e Ballkanit”.
Sipas tyre, vendi ynë është një nga destinacionet më të mahnitshme në botë.
“Vetëm turistët vitin e kaluar janë rritur me 20%. Pas 40 viteve të shtypjes diktatoriale, një nga më brutalët e kontinentit, Republika e Shqipërisë është e vendosur të rimarrë vendin e saj, që i takon në kontinent”,- thuhet në artikull.
Sipas tyre, të njohësh Shqipërinë të nevojitet një udhëtim përmes historisë së saj, të shënuar nga regjimi komunist që ekzekutoi dhe burgosi mijëra njerëz dhe është një vend me rreth tre milionë banorë.
“Për këtë ne kemi vizituar të gjitha vendet që kishin diçka për të treguar, si Shtëpia e Gjetheve, në kryeqytet, Tiranë, e cila fshehu selinë e Sigurimit (shërbimi sekret komunist) dhe spiuni për popullatën shqiptare. Këtu gjejmë “mjetet” origjinale të shërbimit sekret, por edhe ato të marrjes në pyetje dhe torturës, një e kaluar e vështirë që nuk do të harrohet lehtë.
Dhe nëse dëshironi historinë, gjeni parkun arkeologjik Apolonia, vendi më i rëndësishëm arkeologjik në vend. Është një qytet mbresëlënës me origjinë greke të themeluar në epokën e para-krishterë dhe mezi shohim 10% të asaj që ky qytet ishte, aq shumë mbetet për t’u zbuluar dhe nxjerrë në dritë”, shkruan media madrilene.
Shqipëria nuk është vetëm histori, sipas tyre. Këtu gjejmë peizazhe mbresëlënëse malore, si Parku Kombëtar i Valbonës dhe Liqeni i Komanit, ku jeni në gjendje të shijoni një lloj natyre që në të vërtetë është unike. Malet e habitshme që e rrethojnë atë i ngjajnë hyrjes në det të formuar nga akullnajat.ATSH