Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot një spektakël standardesh dhe një faqe të re në jetën e sektorit elektroenergjetik shqiptar, garën ndërkombëtare për parkun fotovoltaik të Karavastasë.
“Çfarë spektakli standardesh dhe rezultati gara ndërkombëtare për parkun fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh me energji diellore në Ballkan”,tha Rama.
Kryeministri theksoi se janë “mbi 100 milionë euro investim i huaj direkt nga kompania franceze “voltalia” me një çmim fantastik”.
“Një faqe e re në jetën sektorit elektroenergjetik shqiptar”, tha Rama. /atsh
Loading...