Mjeku pneumolog flet për koronavirusin në vendin tonë/ Si mund të jetë vala e dytë?

Mjeku pneumolog Arian Mezini ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid.

Mezini ka theksuar se kurba e shifrave tona ka qenë e çuditshme ndërsa shton se sipas tij OBSH nuk po flet për një valë të dytë Covid me të njëtën forcë vdèkshmërie.

“Ne nuk jemi kthyer drejt normalitetit, ne do vazhdojmë të jetojmë për një kohë të gjatë me COVID-19, siç është distanca dhe ruajtja e higjienës. Masat e tjera për mua janë të tejkaluara. Kurba jonë me shifrat ka qenë e çuditshme.

Sot dhe dje kemi të njëjtat numra thuajse. Për mua si arsye mund të ketë dhe disa arsye, si kryerja e testeve, apo dhe masat që nuk kanë qen të lehta për t’u zbatuar. Mosha mesatare, kushtet klimaterike, mendoj se janë një nga shkaqet e numrit të vogël të vdèkshmërisë, apo dhe vaksinimi ndaj tuberkulozit.

Di që janë dy studime në rrugë e sipër, siç është fakti nëse na favorizon vaksina e tuberkulozit. Sigurisht një rol ka luajtur dhe izolimi dhe masat ekstreme. Shpresoj që kjo pandemi, të kthejë politikën që të shoh me seriozitet spitaleve tona. Nuk besoj se OBSH flet për një valë të dytë me të njëjtën forcë vdèkshmërie”, tha Mezini për news 24.

Më tej ai ka thënë se duhet të hapen plazhet ndërsa hapja në total po shkon drejt përfundimit.

“Besoj që nga prilli mund të kishte filluar hapja. Jemi në një moment që hapja po shkon drejt përfundimit të saj. Mendoj se duhet të hapen dhe plazhet. Nuk mund të mendojmë se shteti duhet të kujdeset për ne.

Distancimi fizik dhe higjena personale duhet të jetë kryesore. Duhet të kemi një stil jetese më të kujdesshëm. Covid është kthyer në normalitet”, shtoi ai.

Loading...