Tepelenë, rruga në hyrje të qytetit së shpejti me pamje të re

Së shpejti, rruga në hyrje të qytetit të Tepelenës do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe.

Bashkia e Tepelenës bën të ditur se rruga në hyrje të qytetit dhe që shtrihet deri në sheshin “Ali Pasha”, po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor.

Aktualisht puna po vijon në nyjet 2 dhe 3 të këtij segmenti rrugor me shtrimin e pllakave të gurit pranë bustit “Ali Pasha” dhe me ndërtimin e murit të gurit, duke integruar edhe elementët e trotuarit.

Sipas bashkisë, investimi në këtë vepër publike sjell një transformim rrënjësor në infrastrukturën rrugore të qytetit, si asnjëherë më parë në këto vite.

Rruga hyrëse e qytetit lidhet me bypass-in e Tepelenës, që tashmë ka përfunduar në rreth 85% të punimeve dhe është bërë gati për t’u asfaltuar.

Realizimi i plotë i kësaj vepre infrastrukturore jo vetëm do të lehtësojë trafikun që kalonte nga brenda qytetit dhe do të rrisë sigurinë rrugore, por do të jetë gjithashtu edhe një pikë turistike për qytetin dhe gjithë zonën./atsh

Loading...