Specialistja pranë ISHP, Rovena Daja ka folur për situatën me pandeminë e koronavirusit në vend ku mes të tjerash ka sqaruar edhe arsyen e shtimit të rasteve të personave të infektuar masivisht dy ditët e fundit.
“Normalisht që do kishim një rritje të numrit të rasteve për shkak se nuk kemi më masa të shtrënguara, njerëzit kanë filluar të lëvizin më lirshëm, e sidomos që në Tiranë kryesisht do kishim në këto kushte shtim të rasteve”.
Daja ka folur edhe për stafin mjekësor të infektuar për të cilin tha se janë 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë pacientë që kanë qenë në kontakt, ndërsa tregoi edhe gjendjen e tyre shëndetësore.
“Normalisht ndaj këtij virusi nuk kemi një skemë të qartë ndikimi dhe vaksinë, prandaj duhet taë mbajmë distancën fizike, grumbullime kemi parë në qendrat tregtare, në protesta, dhe maskat nuk përdoren si më parë dhe normalisht rastet shtohen. Para dy ditëve një inferiere e QSUT pas tamponit ka dalë pozitiv, është konfirmuar se nuk është marrë në ambjentet e QSUT por jashtë saj. Janë marrë të gjitha kontaktet e saj. Nga 13 rastet e kontakteve të saj vetëm 6 janë pacient dhe 7 janë staf mjekësor, 1 mjeke dhe 6 infermierë. Nga 13 në total, 9 janë pa simptoma dhe të izoluar në shtëpi, ndërsa 4 janë tek Infektivi që numri i personave të shtruar në këtë spital shkon në 25”, tha Daja.
Ndërkohë ajo ka treguar se në Shqipëri janë 60 fëmijë të infektuar, nga të cilët 30 janë aktiv dhe mes këtyre 2 janë infektuar 48 orët e fundit nga nëna e tyre që punon në një fasonesri në kryeqytet. Ajo tha se gjëndja e fëmijëve fatmirësisht paraqitet e mirë dhe të gjithë ndodhen nëpër shtëpitë e tyre.
“Në total kemi 60 fëmijë të prekur, nga të cilët 30 janë të shëruar dhe 30 janë aktiv. Pjesa më e madhe e kanë marrë nga prindërit, 2 fëmijë në 48 orët e fundit e kanë marrë nga nëna e tyre një punonjëse e fasonërisë. Gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është shumë e mirë, dhe asnjë prej tyre nuk po qëndron në spital.
Pjesa më e madhe e stafit kanë bërë tampon në Coll-Center, ai tashmë është mbyllur, hetimi epidemiologjik vijon dhe shpresojmë që kjo vatër të mbyllet shumë shpejt. Unë personalisht them se nuk i kthehemi masave shtrënguese por njerëzit duhet të mbajnë distancat fizike, të mos përqafohen, kanë filluar ta bëjnë, të japin duart. Duhet të përdorin të njëjtat masa që janë këshilluar që në fillim”.
Daja ka dhënë edhe disa këshilla gjatë bisedës, ndërsa në fund foli edhe për masat ndaj personave që futen nga vendet e tjera bremnda territorit shqiptar.
“Çdo person që futet në Shqipëri i matet temperatura, personi deklaron në formular vendin ku do të qëndrojë për 2 javë i vetëkarantinuar, sidomos në qytetet e vogla, në Tiranë është më e vështirë, megjithatë Policia e Shtetit na ka ndihmuar. Ata janë në kontakt me mjekun nëse kanë ndonjë shqetësim. Pas 2 javësh nëse tamponi del negativ ai vijon qëndrimin në shtëpi deri sa të kalojnë edhe 2 javë të tjera. Të gjitha testet serologjike kudo në botë nuk janë të vlerësuara, edhe në QSUT nuk është vlerësuar plotësisht. Mund të themi se për momentin nuk mund të na ndihmojnë shumë testet serologjike”, u shpreh Daja.