Ruçi i rreptë me Ramën, i mbyll mikrofonin sapo i mbaron koha

Kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar mjaft i rreptë në seancën plenare, duke mos lejuar të flasë përtej kohës së caktuar as kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, Ruçi ka ftuar në foltore kryeministrin ku e lajmëroi se kishte vetëm 20 minuta kohë për të folur ndërsa, Rama e përdori këtë për t’i dhënë një mesazh deputetit Papa që ai e quan ‘koleg deputet’.

“Dua të ndaj dhimbjen me deputetin që kërkoi lirinë, zyra e kryetarit më lajmëroi para se të vija këtu se kisha 20 minuta kohë për të fol;ur në këtë interpelancë që keni kërkuar dhe replikë 3 minuta, ndërkohë që ta harrojë fjalën e lirë kolegu im para sa të jetë ky burri këtu”, tha Rama.

Loading...