Plagosja e polices/ Daniel Drobaj apelon masën e arrestit

Daniel Drobaj dhe Dorjan Protoduari kanë apeluar sot pranë Gjykatës së Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dhan ndaj tyre masën e arrestit me burg.

Drobaj, 19-vjeçari që akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka, vijon të qëndrojë në qeli, po ashtu edhe Protoduari, ky i fundit akuzohet se ka organizuar protestën e dhunshme. Avokatët mbrojtës të dy të rinjve kërkojnë lirimin e klientëve të tyre me pretendimin se nuk ka prova për të provuar veprën penale.
Në seancën e sotme në gjykatën e apelit, ku kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët mbrojtës u shprehën se nuk ka prova për të mbajtur në burg, dy protestuesit.

Nga përleshja e 22 nëntori para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 efektivë të policisë, mes tyre edhe efektivja 26-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit.

Gjykata e Tiranës, vendosi të mbajë në burg Drobajn, me argumentin se nga kqyrja e pamjeve filmike, rezulton se i riu kryen veprime të dhunshme, si edhe hedh sende të ngjashme me kapsollat në drejtim të policëve.

(ed.me/BalkanWeb)

Loading...