Sipas burimeve hetimore, mesohet se parate i perkisnin shtetasit Aleksandër Gavoçi, biznesmen qe rezulton ortak apo administrator në disa kompani në fushën e pastrimit, transportit dhe ndërtimit.
Ai u akuzua nga prokuroria pë veprat peneale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.
Biznesmen u bë i njohur për përplasjen për një pronë në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Gavoci është Anëtar i Këshillit Mbikqyrjes në ‘Vega sha’, ortak në kompaninë ‘CLEANLINESS’, aksioner i ‘Shkodra Inert’, administrator i Kompanisë së ndërtimit ‘S.A.R’, administrator i kompanisë ‘Shkodra Beton’ dhe administrator i kompanisë ‘VEGA’.
Bllokimi i parave sipas policie eshte kryer pasi shuma nuk ishte e deklaruar nderkohe qe poseduesi i tyre po behet gati per transferimin e shumes jashte Shqiperise tek i vellai Ilir Gavoci, person i akuzuar ne vitin 2005 per nje vrasje te shumefishte ne Tirane, i cili u denua me 5 vjet burg por qe me pas ai denim i dhene ndaj tij u shua ende pa u ekzekutuar, citon lajmifundit.al.
NJOFTIMI I POLICISE:
Vendoset sekuestro preventive për një llogari banke në shumën 400 mijë dollarë.
Sekuestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.
Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .
Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal./lajmifundit