Rreth orës katër të mëngjesit, ditën e Fitër Bajramit (24 maj), policia e Vlorës njoftoi për vràsjen e një 25-vjeçari, i identifikuar si Kristian Breshanaj.
Mbi të riun u shtinë gjithsej 10 plumba, pesë prej të cilave përfunduan në trupin e Kristanit, çka i shkaktoi dhe vdèkjen e menjëhershme.
I riu është djali i shefit të reanimacionit të spitalit të Vlorës, Edmond Breshanaj.
Ndërkaq, është përfolur shumë se vràsja e tij është kryer për pazare dròge, por këto fjalë u përgënjeshtruan nga babai i viktìmës, Edmondi, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, se kjo pistë bie poshtë, sepse djali i tij nuk kishte asnjë para në xhep, madje dhe makina që ai lëvizte ishte e tija.
“Unë nuk e mendoj që djali tregtonte lëndë nàrkòtike, sepse ai nuk kishte lekë. Unë i jepja çdo ditë lekë për të prishur. Makina ishte e imja, ishte makinë shumë e vjetër, nuk mund të qëndrojë ajo gjë”, tha Edmondi./tch