Meta: Gjithmonë kam respektuar Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka komentuar rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Meta thotë se ai vetë ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe e rëndësishme në Kosovë është që të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi pro Thaçit për ti dhënë mandatin qeverisës LDK-së.

STATUSI NGA ILIR META

Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve. 🇦🇱🇽🇰

Loading...