CRCA kërkesë për shkarkimin e Ardi Veliut

Video e drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliut, ka bërë bujë në media ditën e sotme.

Për këtë video ka reaguar edhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA.

Sipas CRCA, kjo është nj ë marrëzi institucionale për të mbrojtur dhunën e policisë. Qendra ka deklaruar gjithashtu se Veliu ka kryer një shkelje të hapur ndaj Kushtetutës së Shqipërisë.

Më tej CRCA deklaroi:

Veliu, në këtë komision duke kërkuar të justifikojë dhunën e policisë ndaj 15 vjeçarit ka publikuar një video të nënës së tij gjatë xhirimeve të një filmi, duke gjykuar se kjo është mënyra me të cilën fëmija edukohet dhe duke dashur të quajë të drejtë edhe dhunën e ushtruar nga punonjësit e policisë.

Për më tepër, edhe pse thirrja e nënës së fëmijës ishte që Policia e Shtetit dhe institucionet shqiptare të vendosnin përpara ligjit çdo shkelës të tij, përgjigja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në emër të institucionit që ai përfaqëson, është e gjitha në kundërshtim me ligjet e Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përgjatë këtij komisioni ka vijuar të sulmojë on-line nënën e djalit duke sugjeruar se fëmija ka një prejardhje nga një familje e paedukuar dhe si i tillë duhej të ishte edhe reagimi i punonjësve të policisë së shtetit.

Gjthashtu në reagim u theksua kërkesa e CRCA ndaj kryeministrit Edi Rama, për të shkarkuar menjherë drejtorin e Policisë dhe kjo vetëm kaq por të kërkohet ndjesë publike ndaj fëmijës për pamjet e publikuara ditë më parë.

Më tej shkruhet në deklaratë:

CRCA dënon ashpër çdo lloj forme të dhunës ndaj fëmijëve, dhë kërkon që policia e shtetit të tregojë statusin e saj në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe në respekt të qënieve njerëzore. Për një vend që kërkon sa më parë të hapë negociatat me Bashkimin Europian, kjo ngjarje vetëm e largon Shqipërinë dhe shqiptarët nga ëndrra e tyre për të qënë pjesë e Europës

Loading...