Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Vlorë.
Ai ka qenë duke punuar në një kantierë ndërtimi në zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku është goditur nga skrepi.
Janë ende të paqarta rrethana e ngjarjes tragjike se si ka ndodhur, por mendohet se skrepi që ishte duke gërmuar në zonë, ka goditur punonjësin, duke i marrë jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.
Loading...