Ka nisur procesi gjyqësor mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që ky i fundit ka hapur për akuzën e shpifjes ndaj liderit demokrat.
Gjyqtari në seancë pyeti se nga e ka marrë Lulzim Basha informacionin për përfshirjen e Ballës.
Basha nuk tregon burimin e informacionit, tha deputeti i PD dhe njëkohësisht eksperti ligjor Gazmend Bardhi.
“Informacioni është i saktë dhe i provuar. E pranoi edhe Balla në kallzimin e tij,” tha Bardhi.
Ndërkohë vetë Balla tha se Basha është shpifës. “Kështu siç thotë Basha i bie që e kam informuar unë. Unë kallëzimin e kam bërë pas deklaratave të Bashës. Basha është shpifës, të dënohet për këtë shpifje,” tha Balla.
Avokatët e Bashës nuk kanë pranuar të jepnin burimin se nga e kishin marrë paraprakisht informacionin për Toyota-t me miliona euro që u kapën në Durrës, por deklaruan se është një burim i besueshëm.
(e.f/BalkanWeb)