Ujëvara e Grykës së Selckës, destinacion turistik mes mrekullive natyrore në zonën e Dropullit

Ujëvara e Grykës së Selckës, rreth 25 km në juglindje të qytetit të Gjirokastrës, është një tjetër destinacion turistike mes mrekullive natyrore në zonën e Dropullit.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje nga kjo ujëvarë, me gjatësi rreth 6 km që është Monument Natyre në Shqipëri.

“Mirëmëngjes me këtë peizazh nga ujëvara e Grykës së Selckës, Gjirokastër”, tha Rama.

Gryka e Selckës, me gjatësi rreth 6 km, është një Monument Natyre në Shqipëri dhe ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto.

Në disa segmente Gryka ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Lugina është shumë e pasur nga pikëpamja floristike e faunistike ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin pjesës më të ngushtë të saj, Shkëmbi i Dallëndyshes./atsh

Loading...