Rudina Hajdari u shpreh se palët nuk duan ndryshim sistemi dhe pse ajo propozoi një model të mbështetur nga SHBA dhe ndërkombëtarët me lista pjesërisht të hapura.
Hajdari tha se nuk e kupton Bashën pse kërkon të mbajë këtë sistem që e kanë bërë Ramën perandor dhe të gjithëpushtetshëm.
“Nuk kuptoj pse PD nuk e përfaqën këtë ide të ndryshimit të sistemit, erdha për të gjetur një formulë kompromisi ta pranonin të gjitha palët. Sot propozova një formulë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët dhe nga SHBA dhe hap listën pjesërisht dhe këtë ma hodhën poshtë.
PS e këto njerëz kanë kaq frikë për të hapur listat dhe t’i dhënë qytetarët mundësinë të zgjedhin kë duan. E kuptoj fare mirë Ramën që nuk do pasi është bërë i gjithëpushtetshëm me këtë sistem, por nuk kuptoj Lulzim Bashën pse e do këtë sistem që e ka bërë Ramën perandor.
Se kuptoj pse Basha do ta mbajë Ramën perandor. Edhe pse qëndruar bashkë kundër këtij propozimi, sepse kanë frikë nga vota e qytetarit. Unë nuk dorëzohem pasi nga një anë kemi klasën e vjetër politike, nga një anë qytetarët që dune ndryshim sistemi dhe në parlament të futen ata që e meritojnë”, tha Hajdari.