Selenicë/ Prej 30 vitesh e lënë në harresë, rehabilitohet rruga e Armenit

Rehabilitimi i rrugës së dytë në fushën e Armenit në Selenicë me një gjatësi prej 2 km e quajtur “Rruga e Pemëve” është një lajm i mirë për fermerët e zonës.

Kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj tha se “prej 30 vjetësh nuk ishte ndërhyrë për rregullimin e kësaj rruge.

Ndërsa theksoi se rruga i vjen në ndihmë 150 fermerëve me 250 ha tokë, Binaj tha se “punë të tjera na presin për fermerët e Bashkisë tonë”./atsh

Loading...