Një 111 vjeçar nga Rumania është njeriu më i vjetër në botë, pasi e trashëgoi këtë titull nga Bob Weighton, i cili vdiq para pak ditësh, raporton Daily Mail.
Dumitru Comanescu ka lindur më 8 nëntor në Proviţa de Jos, në bashkinë Draganeasa të komunës Prahova.
“Kam nderin, dhe ndihem i bekuar të jem zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe të përfaqësoj Rumaninë në nivelin më të lartë! Është e pabesueshme!”, ka thënë Comanescu, i cili jeton në Qendrën për të Moshuar në Bukuresht.
Ai tha se fshehtësia për një jetë të gjatë ishte dashuria për gruan e tij, djemtë dhe nipërit.
Comanescu u diplomua në vitin 1933, ndërsa gjithë jetën e tij punoi si inxhinier i agrikulturës dhe si patolog i bimëve.
Loading...