Vizitorët rikthehen në Apoloni, simbiozë e shkëlqyer e trashëgimisë kulturore dhe natyrës

Pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, vizitorët janë rikthyer në Apoloni të Fierit, në një nga parqet arkeologjike të mrekullueshme të vendit, ku natyra dhe trashëgimia kulturore janë në një simbiozë të shkëlqyer.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar një seri fotosh ku shihen vizitorë, që tregojnë interes për objektet arkeologjke që janë ekspozuar aty, ambientet e amfitetarit dhe që shkrepin aparatin për të fiksuar momentet e bukura nga ky park.
Me një kolazh të pasur asetesh të çmuara që nga Muzeu Arkeologjik, te Manastiri i Shën Mërisë, Monumenti i Agonotetëve, Biblioteka, Odeoni etj parku arkeologjik ka kaq shumë për të parë dhe ngjall interes të veçantë në çdo kohë./atsh

Loading...