Një ngjarje e rëndë me protagonistë dy të rinj është shënuar në qytetin e Krujës.
Një 26-vjeçar me inicialet G.Rr nga Kruja është vënë në pranga.
I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një vajzë të mitur 16-vjeçare.
Nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr. 26 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L. 16 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar në nenin 101/1 të Kodit Penal.